Modeli i ri i Ferrarit mbron dëgjimin e drejtuesit

Modeli i ri i Ferrarit mbron dëgjimin…

Kur blini një Ferrari kabriolet, jeni duke blerë ulëse për një spektakël të vërtetë.

Me një motor prej 7120 kuajfuqi turbo, 3.9 litërsh dhe i cili gjendet aq afër ulëses sa që mund ti merrni erë nxehtësisë që prodhon, kur ta parkoni makinën, veshët tuaj do të kumbojnë.

Por, Ferrari i ri 2020 F8 Spider nuk e bën këtë gjë, ngaqë motori i saj është më pak i zëshëm se sa modelet tjera, shkruan Car and Driver.

Turbot e F8-shit mund të kenë zërin më të ulët që të mos dëmtoni dëgjimin, por në fakt motori ka 48 kuajfuqi më shumë se modeli 488 i vitit kaluar.

Arrihen 100 km/h ne 3 sekonda, frenat janë të përkryera për kthesa, ka 7 shpejtësi automatikë. Të gjitha kontrollet e veturës, përveç klimës i ka te timoni.

E vetmja mangësi, është matësi i vogël i shpejtësisë.

Me një çmim prej 396,000 dollarëve, do të duhet të kënaqemi me vetura më të zhurmshme tani për tani. /GazetaAtdheu.com/

[ngg src=”galleries” display=”basic_slideshow”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit