
Laurens van Leeuwen, i ka propozuar për martesë, modeles bukuroshe Romee Strijd. Pas 12 vitesh lidhje, Leeuwen dhe Strijd janë fejuar në mes të borës. Këtë moment të bukur, ish-modelja 26-vjeçare e Victoria’s Secret e ndau përmes Instagramit. Ajo ka postuar disa nga momentet e tyre të veçanta në një seri fotosh sentimentale në Instagram. Siç shihet Van Leeuwen është ulur në gjunjë duke mbajtur unazën ndërsa Strijd, e veshur me të bardha duket e lumtur dhe emocionuar nga ky moment i bukur për të. Propozimi ka ndodhur në Malet e Zvicrës.
“Unë thashë PO ?❤️,” shkruan Strijd në fotot e postuara në Instagram.
Unaza e modeles, ishte diamant me prerje të rrumbullakët brilant, i projektuar nga Ring Concierge Fine Jewelry, Ai është vendosur në një “Whisper Thin Trio” me dy ngjyra që shfaq tre diamante në të dyja anët e gurit.
