Modelja e njohur vritet në mënyrë makabre, gjendet e pa jetë në shtëpinë e saj

Modelja e njohur vritet në mënyrë makabre,…

Modelja e njohur, Miss Mercedes Morr ka gjetur vdekjen ditën e sotme në mënyrë makabre.

33-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Janae Gagnier është mbytur në apartamentin e saj në Teksas.

Në të njëjtin rreth apartamentesh, policia gjeti trupin e vrasësit të dyshuar, një 34-vjeçar i cili mendohet se është vetëvrarë duke goditur veten me thikë.

Në banesën e kësaj të fundit nuk është gjetur asnjë shenjë të hyrjes me forcë dhe nuk mendohet të ketë patur lidhjes mes të dyshuarit dhe viktimës.

Motra e vajzës, London, mendon se motivi mund të ketë qenë thjesht sepse vrasësi mund ta ketë përndjekur.

Mercedes ishte shumë e famshme në rrjetet sociale, pasi numëronte 2.6 milionë ndjekës, ndër ta edhe yje të njohur si Cardi B, Megan Thee Stallion,Meek Mill dhe Snoop Dogg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit