Moderatoja e njohur rrëfen emocionet e përjetuara në ngjitjen e parë në skenë

Moderatoja e njohur rrëfen emocionet e përjetuara…

Nevina Shtylla është një nga vajzat më tërheqëse në showbizin shqiptar dhe padyshim një nga moderatoret më simpatike.

Së fundmi, ajo ka rrëfyer të gjitha emocionet e momentit të parë në skenë.

Ditën e djeshme, Nevina zhvilloi një bisedë me ndjekësit në Instastory dhe njëri nga ta e pyeti: “Si je ndjerë në momentin e parë që ke dalë para kamerave?”.

Nevina shkroi: “Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja.

Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit