Moderatori Ardit Gjebrea “shkel” rregullat e Covid, feston ditëlindjen pranë miqëve të shumtë

Moderatori Ardit Gjebrea “shkel” rregullat e Covid,…

Moderatori Ardit Gjebrea ka festuar sot 57 vjetorin e lindjes pranë miqve të tij duke “shkelur” rregullat e Covid. Sapo ka kaluar ora 00:00 moderatori kishte mbledhur gjithë familjarët e tij dhe shoqërinë për të festuar në Sarandë.

Të pranishëm në festën e tij të ditëlindjes ishin edhe artistë shumë të njohur si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Marsela Çibukaj, Eni Çobani.

Arditi ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram copëza nga festa e tij e ditëlindjes, i cili ndër të tjera është shprehur shumë i emocionuar për surprizën që i bëri e bija .

Anna Gjebrea së bashku me Kejsi Tolën kanë kënduar një duet të dyja dhe për të ky ishte momenti më i bukur gjatë festës së ditëlindjes. “Dhurata më e bukur nga Ana Gjebrea dhe Kejsi Tola”, ka shkruar Ardit Gjebrea.

Moderatori i dashur për shqiptarët gjithashtu ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten Anila dhe vajzën Ana, i cili ka shkruar se nuk do të ketë më tortë me qirinj sipër.
“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”, është shprehur ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit