Moderatorja Dembacaj humb njeriun më të afërt, prek rrjetin me trishtimin e saj

Moderatorja Dembacaj humb njeriun më të afërt,…

E ndodhur në qendër të mediave kohët e fundit, kryesisht atyre “rozë”, për divorcin me të shoqin dhe lidhjen me ish-deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka pësuar sot një ngjarje të trishtë.

Dembacaj ka humbur të atin e saj, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka dhënë vetë Rudina, përmes një postimi në Instagram, ku ka zgjedhur fjalët më prekëse për të përshkruar largimin e të atit.

“I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”,- shkruan Dembacaj, e cila vetëm disa ditë më parë festoi ditëlindjen e 33-të, ku shprehej se atë ditë të shënuar do ta kalonte pikërisht në dyert e spitalit.

Rudina ka treguar ditë pas dite që ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, ndërsa së fundi i dedikoi atij dhe një tatuazh në shpatull.

“Tatto dedikuar ty babi, të dua shumë”,- ka shkruar Dembacaj krah postimit të saj, si një gjest dashurie për të atin, i cili që nga sot nuk jeton më.

Rudina ka treguar se familja e saj, ka qenë një mbështetëse e madhe në të gjitha vendimet që ka marrë në jetë, ndërsa motra e saj, ka qenë dhe shembulli më i mirë që ajo ka ndjekur.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit