Moderatorja do të hyjë në ‘BBV’, çfarë pritet të ndodhë me Donaldin dhe Triksën?

Moderatorja do të hyjë në ‘BBV’, çfarë…

Të gjithë e mbajmë mend festën madhështore të datëlindjes që bëri moderatorja e njohur Bora Zemani. Në festën e saj mungoi Donaldi, ish I dashuri i saj. Për këtë nuk kanë munguar batutat dhe situatat komike të krijuara nga këngëtarë dhe artistë të ftuar në festë.

Në këtë festë nuk ka munguar edhe prezenca e Arbana Osmanit që përflitej se Bora ka patur një konflikt pas hyrjes në shtëpinë e VIP-ave.

Mësohet se një ide e tillë është hedhur sërish në tavolinën e mbledhjes. Teksa po mendohet për skaletën e finales së madhe të ‘Big Brother’ një nga pikat që po përflitet është edhe hyrja e Borës në një përballje me konkurentët Donaldin dhe Beatrix. Kjo ide është konfirmuar edhe nga vetë Bora por dhënia e këtij lajmi publikisht ende nuk është bërë nga televizioni ku po transmetohet Big Brother.

Përmendim që finalja e madhe do të mbahet në datën 18 Shkurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit