Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, zbulohen emrat e vajzave binjake

Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë…

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake. Mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.

Moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.

Ajo tha:

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit