Moderatorja rrëfen momentin tronditës pas vdekjes së babait: Kur i afrohem kërcet varri!

Moderatorja rrëfen momentin tronditës pas vdekjes së…

Në një aksident tragjik, në mars të këtij, humbi jetën shtetasi Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit dhe Merushe Koni 60-vjeçe e Bajram Koni.

Mhilli ishte babai i gazetares dhe moderatores së njohur Valbona Mhilli. Gjatë një emisioni televiziv, Valbona ka treguar një moment të frikshëm nga jeta e saj. Ajo ka treguar se gjatë momentit që do të përcillte të atin për në banesën e fundit një zhurmë ka dëgjuar nga arkivoli i tij.

“Në momentin që unë shkoj te varri i babait, varri kërcet, në momentin që unë dhe mbesa i afrohemi. Për momentin u tremba se kisha mbesën e vogël me vete dhe çohem sepse u panikosa, po më ndodh mua apo të gjithëve. Shkëputen dhe marr mbesën duke mos dashur që ta përjetonte. Në momentin që dalim unë filloj të qaj dhe i them mamit që babi është gjallë dhe babi ka reaguar pasi unë dëgjoj vetëm zhurmë.Ishte një zhurmë e çuditshme si në humnerë dhe vetëm trokiste. Prandaj besoj se babai gjithmonë është me ne.”,- ka thene gazetarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit