‘Modifikojnë ADN-në e njeriut’/ Farmacisti shkatërron 500 doza vaksine Moderna, por më pas …

‘Modifikojnë ADN-në e njeriut’/ Farmacisti shkatërron 500…

Ky është shpjegimi që iu është dhënë hetuesve nga farmacisti amerikan Steven Brandenburg, i cili më 31 dhjetor u arrestua për sabotim të rreth 500 dozave të vaksinës anti-Covid Moderna.

Ngjarja është shoqëruar me një seri ofendimesh në rrjetet sociale. Në veçanti, sipas mediave lokale, 46-vjeçari që jeton në Ëinsconsin, SHBA, është një “teoricien i njohur i konspiracionit”.

Sipas Departamentit të Policisë Brandenburg ai rrëfeu se e kreu me vetëdije dhe qëllim gjestin e tij, duke besuar se vaksina e Moderna “nuk ishte e sigurt për njerëzit dhe mund t’i dëmtonte ata, madje do të ndryshonte ADN-në e tyre”.

Vaksinat Moderna dhe Pfizer janë vaksinat të ARN-së, një teknologji relativisht e re, e cila përdoret edhe në luftën ndaj kancerit dhe konsiderohen të sigurta.

Një sekuencë e materialit gjenetik të koronavirusit të ri përdoret për imunizim, aspekt ky që ka nxitur  teori të ndryshme konspirative kundër llojit të vaksinave. Sipas hetuesve, qëllimi i farmacistit, një ndjekës i këtyre teorive, ishte shkatërrimi i vaksinës. Seanca dëgjimore, e cila u mbajt të hënën, konfirmoi pretendimet fillestare. Në veçanti, sipas gjykatësve Brandenburg, ai ka hequr “qëllimisht” shishet nga frigoriferi ku ishin ruajtur vaksinat që prej Krishtlindjeve, në Spitalin Shëndetësor Advocate Aurora, duke i shkatërruar ato.

Sipas policisë, dëmi i vlerësuar është rreth 11,000 dollarë. Por duke pasur parasysh trendin serioz të kurbës së ngjitjes në SH.B.A., vlera e tyre mund të luhatet dhe të bëhet shumë më e lartë.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit