Mohamed Salah transferohet te Trabzonspor, fundi i një epoke në Liverpool

Mohamed Salah transferohet te Trabzonspor, fundi i…

Trabzonspori ka zyrtarizuar transferimin e Mohamed Salah, në një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e madhe në futbollin turk. Përveç emrit të madh të egjiptianit, një nga detajet më interesante të marrëveshjes është edhe numri i fanellës.

Salah ka kërkuar të mbajë fanellën me numrin 10, të cilën deri tani e kishte veshur Ernest Muçi. Sipas raportimeve nga Turqia, klubi ka respektuar dëshirën e sulmuesit 34-vjeçar, ndërsa edhe futbollisti shqiptar ka dhënë miratimin e tij për t’ia lënë këtë numër shokut të ri të skuadrës.

Ky gjest i Muçit shihet si një mënyrë për të mirëpritur një prej yjeve më të mëdhenj që ka mbërritur ndonjëherë në kampionatin turk. Megjithatë, e ardhmja e shqiptarit mbetet një çështje e hapur, pasi interesimi për të nga klubet e Gjermanisë, Anglisë dhe Italisë vazhdon të jetë prezent.

Trabzonspori nuk ka ndërmend të ndahet lehtë nga Muçi dhe, sipas raportimeve, do të kërkonte një ofertë prej të paktën 20 milionë eurosh për ta lënë të largohet. Sulmuesi shqiptar, i transferuar nga Besiktasi për 8.5 milionë euro, konsiderohet një nga pjesët më të rëndësishme të projektit të ri të klubit turk.

Ndërkohë, afrimi i Salah është një deklaratë e fortë ambicieje nga Trabzonspori. Egjiptiani largohet nga Liverpooli pas përfundimit të sezonit 2025/26 dhe kalon në Turqi si lojtar i lirë, pasi ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare.

Pas nëntë sezoneve të jashtëzakonshme në “Anfield”, Salah mbyll një epokë të rëndësishme me fanellën e Liverpoolit. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi 442 ndeshje dhe shënoi 257 gola, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të sukseseve të klubit anglez, përfshirë titujt e Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Kupat e Ligës.

Me ardhjen e Salah, Trabzonspori synon të rikthehet fuqishëm në garën për titull në Superligën turke, ndërsa transferimi i tij pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës në Turqi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit