Momentet e tmerrit kur gruaja laget me benzinë dhe digjet në autobuzin e Parisit (FOTO)

Momentet e tmerrit kur gruaja laget me…

Disa imazhe të pubikuara kanë kapur momentin kur një grua është ndezur në një ‘top zjarri’ në një autobuz në periferi të Parisit kur një sulmues e lagu atë me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin.

Gruaja 54-vjecare pësoi djegie të rënda kur një grup djemsh hipi në autobuzin në Noisy-le-Sec, në lindje të kryeqytetit francez.

Video e rëndë të cilën shumica e mediave vendosën të mos publikonin, tregon gjithashtu një burrë me një fikëse zjarri qe i shkon ne ndihme, ndërsa gruaja dëgjohet që ulëret nga dhimbjet.

Policia tha se sulmi kishte ndodhur të shtunën rreth orës 19.00.

Teksa autobuzi po udhëtonte në zonën urbane të Seine-Saint-Denis disa burra u ngjitën në të dhe një prej tyre në dukje pa arsye hodhi benzinën mbi gruan 54 vjeçare. Shoqëruesja e saj gjithashtu u lag me lëndën djegëse.

Dje policia tha se ka arrestuar një burrë 41 vjeçar. Suli beoshet se është një krim i momentit dhe jo i lidhur me bandat vendase.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit