Momenti i frikshëm kur peshkaqeni i ngul dhëmbët notares

Momenti i frikshëm kur peshkaqeni i ngul…

Një turiste u plagos në anën e majtë të brinjës, pasi një peshkaqen i nguli dhëmbët, ndërsa ishte duke notuar në Maldive. Carmen Canovas Cervello ishte duke notuar kur peshkaqeni e sulmoi dhe i nguli dhëmbët në brinjë. Përpara se të ndodhte sulmi, 30-vjeçarja kishte rreth 45 minuta që notonte në terrenin e peshkaqenëve. 

Pamjet e incidentit tronditës u kapën nga miku i saj, fotografi nënujor Ibrahim Shafeeg, i cili ishte duke përdorur kamerën e tij GoPro Hero 9. Në video, Cervello shfaqet duke notuar mes peshkaqenëve. Kafshimi zgjati vetëm për një moment, por la gjurmë të mjaftueshme që Cervello të dilte menjëherë nga uji.

Zakonisht, kjo racë peshkaqenësh konsiderohet jo agresive dhe kryesisht do të notojë larg çdo njeriu në mjedisin e tyre. Por ata mund të sulmojnë nëse ndihen të provokuar dhe nofullat e forta dhe dhëmbët e mprehtë nënkuptojnë se kafshimet e tyre ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit