Momenti i shembjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës

Momenti i shembjes së pallatit të dëmtuar…

Punonjësit e IKMT-së kanë shembur ditën e sotme një nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Me aksionin e sotëm, duket se janë rikthyer shembjet me shpërthim të kontrolluar të godinave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Rreth orës 14.00 të ditës së sotme, forcat xheniere të ushtrisë, IKMT dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës kanë kryer shembjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 8 katësh në lagjen 18 të qytetit. Si pasojë e shpërthimit të fortë, është dëmtuar edhe një prej bizneseve që ndodheshin aty afër.

Deklarohet se në trupin e godinës qenë hapur 700 furnella për vendosjen e lëndës eksplozive.

Banorët e banesave dhe bizneset përreth pallatit u larguan nga zona, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Përmendim, se tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, ndërsa mbi 3,000 vetë u plagosën dhe mijra të tjerë mbetën pa shtëpi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit