Momenti i shpërthimit vdekjeprurës në një autobus në Rusi kapet nga kamerat

Momenti i shpërthimit vdekjeprurës në një autobus…

Një grua është vrarë dhe 18 persona të tjerë janë plagosur, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë sipas autoriteteve ruse.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:30 me orën lokale të enjten në qytetin Voronezh, 500 km në jug të Moskës.

Në kohën e shpërthimit në minibusi kishte rreth 35 pasagjerë dhe ishte i parkuar në qendër të qytetit.

Fillmisht mediat ruse raportuar se ishte shpërthim i një bombole gaze që mundësonte motorin por më vonë përfaqësuesit e kompanisë që zotëronte minibusin thanë se motori i tij funksionon me naftë.

Zëvendës guvernatori i rajonit Voronezh, Sergei Sokolov, vuri në dukje se “për momentin, nuk ka asnjë indikacion se ky mund të jetë një akt terrorist”.

Guvernatori i rajonit, Aleksandër Gusev, njoftoi se shërbimet kompetente të sigurisë po punonin në vendin e shpërthimit, ndërsa u udhëzua që të kontrolloheshin të gjitha mjetet e transportit publik dhe t’i kushtohej vëmendje e veçantë çdo bagazhi të braktisur ose të dyshimtë lëvizjet e udhëtarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit