Momenti i tmerrshëm/ I kishte humbur shoku, fshatarët e nxjerrin nga barku i krokodilit

Momenti i tmerrshëm/ I kishte humbur shoku,…

Një krokodil ka gëlltitur një person në Indonezi, i cili po peshkonte në brigjet e një lumi në provincën Lakar.

Ekipet e shpëtimit filluan kërkimin për 55-vjeçarin, emri i të cilit ishte Syafri dhe gjetën një këmbë të copëtuar mëngjesin tjetër përpara se ta bllokonin krokodilin në rrjeta.

Pasi e vranë ata prenë trupin e zvarranikut dhe nxorën pjesët e trupit nga stomaku i tij.

Banorët e tronditur ndihmuan për të bllokuar krijesën pasi raportuan sulmin e krokodilit në polici.

Heru Sutmantoro, kreu i Agjencisë së Kursimit të Burimeve Natyrore të provincës Riau, tha se vdekja e këtij burri ishte një tragjedi.

Rescue teams began searching for the 55-year-old, whose name was Syafri, after the attack

Megjithatë, ai kritikoi gjithashtu fshatarët vendas për vrasjen e krokodilit të mbrojtur.

Heru tha se vendasit ishin paralajmëruar në qershor 2019 që të mos shkonin në peshkim në kënetat e populluara nga krokodilët, por nuk ishte e qartë nëse Syafri e dinte këtë.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit