Momenti i tmerrshëm kur ekranet e karaokes bien mbi 35-vjeçaren dhe e lënë të vdekur

Momenti i tmerrshëm kur ekranet e karaokes…

Ky është momenti i tmerrshëm që një grua u shtyp për vdekje nga disa ekrane gjigande televizori karaoke ndërsa festonte ditëlindjen e saj në një klub nate në Rusi.

Tatiana Pokhorenko, 35 vjeç vdiq në vend pasi struktura metalike 440 lb me gjashtë ekrane u përplas mbi të në qytetin e Surgut në Siberinë perëndimore, Rusi.

Incidenti u kap nga një kamer sigurie në Galerinë Klubi lokal, ku Tatiana festonte ditëlindjen me miqtë. Pronari i klubit Semen Kopaigora u akuzua për shkaktimin e vdekjes nga pakujdesia dhe këtë javë mori një dënim me kusht tre vjet për incidentin, i cili ndodhi në 2018.

Në video, Tatiana shihet duke kërcyer nën ekranet e karaoke të instaluara në një strukturë të varur nga tavani. Pamjet tregojnë strukturën që lëviz lart, me mekanizmin e kontrolluar nga një DJ që punon natën.

Por sekonda më vonë ekranet shemben dhe bien nga një lartësi prej 25 metrash mbi Tatianën. Në video shihen dëshmitarët e tronditur që nxitojnë në vendin e ngjarjes dhe heqin strukturën e thërrmuar metalike. Tatiana mund të shihet e shtrirë pa lëvizur në katin e vallëzimit.

Ekipi i ndihmës që erdhën direkt pas incidentit shpalli Tatianën të vdekur. David Skvortsov, i cili po punonte si DJ në klub kur ndodhi tragjedia, i tha medias lokale: Unë po ngrija ekranet në mënyrë që klientët në katin e parë të mund të shijonin karaoken. Në një moment, ekranet u rrëzuan dhe vranë gruan.

Pronari i klubit, i identifikuar si Semen Kopaigora, u hetua dhe u shpall fajtor. Më 6 Korrik, biznesmeni u akuzua për shkaktimin e vdekjes nga pakujdesia dhe mori një dënim me kusht tre vjet.

Sipas prokurorëve, Kopaigora instaloi strukturën me ekrane karaoke pa u siguruar që plotëson kërkesat e sigurisë. Gjykata e qytetit Surgut shpjegoi se vendimi u zbut për shkak të rrethanave lehtësuese.

Gjykatësit morën parasysh dy fëmijët e vegjël të Kopaigorës dhe dëshirën e tij për të ndihmuar familjen e viktimës, por dhe për faktin që ai e kishte pranuar fajin, kanë raportuar mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit