Momenti i tmerrshëm kur turistit i këputet litari i ‘bungee’ kur ishte në ajër

Momenti i tmerrshëm kur turistit i këputet…

Momenti i tmerrshëm kur litri i kërcimit të bungee të një turisti u këput, ndërsa ai ishte në ajër, është filmuar dhe po bën xhiron e rrjetit. Ngjarja ndodhi në Tajlandë muajin e kaluar dhe burri ra në ujë, ku më pas u transportua në spital. Për fat të mirë ai ishte në pikën më të ulët të kërcimit kur ra në ujë. 

Turisti nga Hong Kongu i quajtur Mike ishte në Changthai Thappraya Safari dhe Adventure Park në Tajlandë kur vendosi të provonte kërcimin me bungee. Kërcimi nga platforma e lartë 10-katëshe në fillim dukej mirë, por më pas u këput dhe Majk u zhyt me kokë në liqen. 

Turisti pohon se Changthai Thappraya Safari dhe Adventure Park i ofruan atij kompensim. Ndërsa Majk vuajti pasojat e një këputjeje litari bungee, ka pasur të tjerë që kanë pësuar lëndime të rënda nga kërcimi me një litar shumë të gjatë që ka rezultuar në goditjen e tyre në tokë.

Një burrë në Poloni theu shtyllën kurrizore kur iu thye parzmorja që e lidhte me litarin e bungee. Disa njerëz kanë vdekur duke bërë aktivitetin, duke përfshirë një grua që u hodh para se t’i lidhej kordoni. E ndjera dëgjoi instruktorët që i thoshin të dashurit të saj të hidhej dhe mendoi se po flisnin me të. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit