Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin dhe bie nga parashuta

Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin dhe…

Ky është momenti tragjik kur 19-vjeçarja serbe, Tijana Radonjiç, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej mbi 50 metrash në Rivierën e Budvës, Mal të Zi. Ngjarja ndodhi më 28 maj 2025, gjatë xhirimeve për një reklamë të një agjencie turistike lokale.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë Tijanën teksa duket në gjendje paniku. Fillimisht ajo hoqi jelekun që e mbante të lidhur me parashutën, më pas u lirua edhe nga rripat e sigurimit në këmbë, çka çoi në rënien fatale.

Pushues të pranishëm në plazh treguan për mediat lokale se dëgjuan të renë të bërtiste disa sekonda para rënies: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”, ndërsa të tjerë dëgjuan thirrjen për ndihmë.

Sipas dëshmive, pak çaste para incidentit, ajo dukej e qetë dhe e buzëqeshur ndërsa po përgatitej për fluturimin, e veshur me bikini, mbi peizazhin bregdetar. Megjithatë, burime të medias “Republika” raportojnë se ajo mund të ketë përjetuar një sulm paniku gjatë fluturimit, çka mund të ketë nxitur veprimet e saj të papritura.

Familja e viktimës, nga ana tjetër, e mohon kategorikisht mundësinë që Tijana të ketë vepruar në atë mënyrë për shkak të panikut, duke lënë të hapur çështjen për hetime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit