Momenti kur Agim Gashi ekzekuton 41-vjeçarin në Fier

Momenti kur Agim Gashi ekzekuton 41-vjeçarin në…

Fieri është tronditur nga një vrasje me armë zjarri. Ka qenë 35-vjeçari Agim Gashi që ka qëlluar për vdekje 41-vjeçarin Elton Javori. Grupi hetimor i ngritur për vrasjen në Fier, po heton një sherr të ndodhur pak ditë më parë mes viktimës Elton Javori dhe autorit të dyshuar Agim Gashi.

Gjatë këtij konflikti të mëparshëm ka pasur ofendime mes palëve. Autori i dyshuar, e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij.

Sapo ai është nisur me automjetin tip Porsche, autori i dyshuar Agim Gashi, i cili lëvizte me një automjet tip Benz “e Class” e ka ndjekur dhe i ka dalë paralel. Në këtë moment viktima ka ulur xhamin e makinës dhe dyshohet të jetë qëlluar dy herë me pistoletë.

Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

SHIKO VIDEON KËTU https://streamable.com/e/ssvcui

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit