Momenti kur avionit i këputen rrotat dhe përplasen në pistë

Momenti kur avionit i këputen rrotat dhe…

Ky është momenti i tmerrshëm kur rrotat e një avioni këputen dhe përplasen në pistë gjatë një ulje emergjente. Boeing 747 u ngrit për në Çikago, por rrotat nuk iu mbyllën duke i detyruar pilotët të ktheheshin në Luksemburg.

Operatori i linjës ajrore, Cargolux, e përshkroi rastin e djeshëm si “një incident të rëndë”. Pamjet tregojnë avionin e mallrave duke bërë një ulje të fuqishme. Papritur, rrota e pasme e djathtë shkëputet nga avioni dhe hidhet në ajër.

Videoja largohet nga avioni dhe fokusohet në rrotat tashmë të shkëputura që kërcejnë përgjatë barit. Imazhet tregojnë mekanizmin e dëmtuar dhe dëmtimin e shkaktuar në pjesën e poshtme të avionit, së bashku me rrotat e pistës në bar. 

Ekipet e zjarrfikësve u nisën, por askush nuk u lëndua dhe pilotët arritën ta ndalonin aeroplanin në një vend të sigurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit