Momenti kur balenat vrasëse gjuajnë peshkaqenë të mëdhenj të bardhë

Momenti kur balenat vrasëse gjuajnë peshkaqenë të…

Pamjet e frikshme, që tregojnë balenat vrasëse duke gjuajtur peshkaqenë të mëdhenj të bardhë në Afrikën e Jugut kanë lënë shikuesit të habitur.

Një ekip shkencëtarësh përdori një helikopter dhe një dron për të kapur pamjet e para ajrore të orkave, që gjuanin dhe vrisnin peshkaqenë të mëdhenj të bardhë.

Më 16 maj 2022, një skenë vrasjeje një orëshe nga një grup balenash u kap nga lart në Gjirin e Mosselit. Ndërsa biologët detarë e kanë ditur prej kohësh se balenat vrasëse mund të sulmojnë peshkaqenët e bardhë të mëdhenj, ajo kurrë nuk ishte kapur në kamera si kjo më parë.

Pamjet u dorëzuan si pjesë e një punimi të botuar në revistën Ecology Ecological Society of America në tetor, duke ofruar një pasqyrë të re në përplasjet midis dy grabitqarëve kryesorë detarë./ Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit