Momenti kur banda e majmunëve sulmon të miturin në plazh

Momenti kur banda e majmunëve sulmon të…

Një baba është detyruar të mbrojë të birin e tij kur një bandë majmunësh iu afruan atij për ta sulmiar.  Riley Whitelum, së bashku me gruan e tij Elayna Carausu, së fundmi postuan një video që i habiti shikuesit. Gjërat morën një kthesë të keqe, ndërsa prindërit austriakë po eksploronin plazhin e majmunëve në Ko Phi Phi Don në Tajlandë me fëmijët e tyre, Darvinin dhe Lenin.

Në videon e tyre më të fundit, një majmun shihet duke ecur drejt një prej çantave të tyre të plazhit përpara se Riley të hidhej brenda për të trembur kafshën. Megjithatë, majmuni u bë agresiv dhe filloi t’i afrohej Darvinit. Fëmija qau dhe ra përmbys, por fatmirësisht i ati e mori me shpejtësi. Në këtë moment, u shfaqën edhe tre majmunë të tjerë, duke e bërë babanë të mbronte familjen e tij, ndërsa majmunët tentuan t’i sulmonin. 

Më vjen shumë mirë që djemtë nuk u kafshuan. Pas sulmit, mora disa gjilpëra kundër tërbimit. Kam marrë pesë ose më shumë gjilpëra në plagën time, pastaj katër gjilpëra për 20 ditë,” tha ai.

Ngjarja ka lënë shumë të trembur, ndërsa shumë kanë thirrur kalimtarët që të mos ndërhyjnë dhe të ndihmojnë familjen e re.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit