Momenti kur në Shkodër vidhet “BMW x6”, do përdorej për vrasjen e Otit të Elbasanit

Momenti kur në Shkodër vidhet “BMW x6”,…

Një atentat i tipit mafioz dhe i mirëmenduar është shmangur nga autoritetet, pas sekuestrimit të një makine “BMW x6” brenda së cilës u gjetën armatime. 

Raportohet se mjeti që do përdorej për ekzekutimin e Elton Kilës rezulton të jetë e vjedhur disa ditë përpara në qytetin e Shkodrës.

Në videon e siguruar nga Panorama, shihet një person i veshur me të zeza, me kapuç dhe një maskë anti-COVID, që hyn brenda mjetit dhe e merr. 

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se pas grabitjes, makina u dërgua në Elbasan, ku do përdorej për atentatin ndaj Otit të Elbasanit.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan dy persona, Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt, një personazh i njohur për autoritetet dhe Arsen Preçi. 

Makina e vjedhur është parë në afërsi të banesës së Erion Alibejt në Elbasan dhe të dielën policia ka ndërhyrë, duke gjetur brenda saj 3 kallashnikovë dhe një sasi të madhe municionesh. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit