Momenti kur një gropë e madhe hapet në një parkim dhe 'gëlltit' makinën po bën xhiron në rrjet

Momenti kur një gropë e madhe hapet…

Imazhe të pabesueshme kur një gropë e madhe hapet në një parkim spitali në Jeruzalem po bëjnë xhiron në rrjet.

Në videon e publikuar shikohet që gropa e hapur ‘gëlltit’  makinën që ndodhej aty pranë.

Sipas Times of Izrael, shtatë zjarrfikës ishin në vendngjarje,kur u njoftua se makina kishin rënë në gropën e krijuar.

Për fat të mirë nuk pati lëndime nga incidenti.

Sipas mediave vendase hapja e gropës besohet të jetë shkaktuar nga punimet që po kryheshin në rrugë aty pranë.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit