Momenti kur Pavlo Vuksani rikthehet në Elbasan, do dëshmojë si ndodhi masakra

Momenti kur Pavlo Vuksani rikthehet në Elbasan,…

Dalin pamjet nga momenti kur ish-punonjësi i Policisë, Pavlo Vuksani është shoqëruar për në Komisiariatin e Elbasanit për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, Vuksani ka marrë dëmtime në kokë dhe në qafë, ku i janë vendosur fasho, ndërsa është i rrethuar nga të gjitha anët me efektivë policie.

Çfarë ndodhi dje?Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit