Momenti kur ushtarët rusë vrasin tre serbë në Kosovë (VIDEO)

Momenti kur ushtarët rusë vrasin tre serbë…

Në një video të publikuar nga Agjencia e lajmeve AP, pas luftës në Kosovë, shihet momenti kur trupat e KFOR-it rus vrasin tre serbë të cilët ishin duke u rrahur me shqiptarë.

Ishte viti 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur në nëj fshat të banuar kryesisht me serbë në afëri të Gjilanit, ndodhi incidenti në fjalë, ku mbetën të vrarë tre serb, pasi këta të fundit refuzuan kërkesën e KFOR-it për të ndaluar sulmin e tyre ndaj shqitparëve.

Pas raportimeve për të shtëna me armë, trupat e KFOR-it rus kishin shkuar në vendin e ngjarjës, ata urdhëruan serbët të ndalonin së rrahuri një shqiptar të plagosur, por refuzimi i serbëve për këtë, pastaj ata edhe sulmuan me armë automatike rusët, ku këta të fundit u mobilizuan dhe vranë tre prej tyre.

Pas këtij aksioni, dy shqiptarë të tjerë, një i plagosur rëndë dhe një i vdekur, u gjetën në një makinë të afërt.

Videoja më poshtë shfaq pamje nga vendi i ngjarjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit