Momenti prekës, spikerja e lajmeve qan duke dhënë lajmin për aksidentin në Bullgari

Momenti prekës, spikerja e lajmeve qan duke…

Spikerja e lajmeve nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka raportuar lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.

Lajmi ka tronditur gjithë Ballkanin.

Teksa po jepte lajmin, spikerja në një moment është ndalur duke vazhduar të qajë dhe duke lënë në një pauzë të gjatë prezantimin e lajmeve.  

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari. Në aksident kanë humbur jetën 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit