Monika 'komplimenton' Ilirin: Sa shumë më do, ska nevojë të ulërasësh

Monika ‘komplimenton’ Ilirin: Sa shumë më do,…

Banorët e ‘BB VIP’ janë përfshirë në lojra me dënime.

Iliri oshte banori i radhës që ka shtypur gongun dhe ka zgjedhur Monikën që t’i bëjë komplimente. Ai i vazhon akoma ngacmimet me Monikën që kur u kris miqësia e tyre pasi Monika zgjodhi Beatrix gjatë një zinxhiri shpëtimi.

Biseda mes tyre:

Monika: Ke vrapuar, ke shqyer këmbë e duar vetëm për të më dhënë dënime mua. Po sa shumë më do o burrë i dheut. Kur më do, pse më ulëret në prime?

Iliri: Dua një kompliment sepse ka muaj që nuk dëgjoj komplimente për mua dhe i dëgjoj për të tjerët.

Monika: I ke dëgjuar dhe për veten tënde.

Iliri: Kjo do zgjasi deri në Prime se është 24 orë.

Monika: Jo,jo nuk zgjat aq.

Iliri: Mendo disa komplimente njërin më i bukur se tjetri.

Monika: Ti kam bërë komplimentet me zemër, si besove. Tani do komplimente të gënjeshtërt. Ja ky je ti, gënjeshtrën e do. Buzëqesh dhe je gati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit