Monika Kryemadhi: Do hapja dhe unë Podcast, do flisja për operacionet plastike

Monika Kryemadhi: Do hapja dhe unë Podcast,…

Politikanët në Shqipëri po zihen tashmë se kush e kishte i pari idenë e Podcast, një formë gazetareske komunikim. Edi Rama ishte i pari që me një foto njoftoi se tashmë do të ishte edhe në rolin e gazetarit, përpos politikanit. Menjëherë Sali Berisha atë ditë nxorri nga arkiva një material të filmuar në formatin Podcast, për të treguar që jo vetëm që ka qenë ideja e tij, por që ai kishte edhe gati serinë e parë. Një dallavere e madhe politike e cila trazoi jo pak opinionin publik nga hallet e vërteta të shqiptarve.

Sikur të mos mjaftonte shfaqja e Berishës dhe Ramës, në lojë ka hyrë dhe Monika Kryemadhi. Ajo thotë se ka më shumë se një vit që vret mendjen si të realizojë një Podcast dhe se këtë ide ja ka vjedhur Rama. Kryemadhi tregon se serinë e parë do t’ia dedikonte operacioneve plastike. Mirëpo tani pasi ideja e saj u vodh nga Rama e Berisha, premton se do të shpik diçka tjetër.

Unë kam prej një viti e gjysmë që punoja për një Podcast. Na ra fushata e 6 Marsit. E kam ende projekt. Tani do ta riformatoj. Ishte ideja për 7 minuta duke filluar që me operacionet plastike të famshmet. Po vras mendjen për të bërë diçka tjetër. Rama është një kopjac perfekt. Është si puna e atij nxënësit që ai që ka kopjuar merr dhjetën. Rama është një kopjac perfekt që kopjon metodologji. Edhe fjalimet i ka të kopjuar nga njerëzit e tjerët. Ai të veten origjinale ka vetëm mashtrimin dhe fasadën”, u shpreh Kryemadhi.

Politikanët që kanë 32 vite që ndërrojnë pushtetin me njëri-tjetrin janë aq rehat sa tashmë kujtojnë se halli më i madh i shqiptarve është kush e shpiku i pari idenë e Podcast, kush kopjoi kë dhe kush është më i suksesshëm në propagandën mediatike që krijon. Kujtojmë që Podcast u shpik nga gazetari i BBC, Ben Hammersley, në fillim të shkurtit 2004. Ky format ku kopjua nga politikanët në mbarë botën, por në Shqipëri kujtojnë se e shpiku Rama, Berisha apo Kryemadhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit