Monika Kryemadhi: Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa!

Monika Kryemadhi: Në këto maja rripa-rripa një…

Shfaqja teatrale mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Parlament, vijoi edhe këtë të enjte. Disa me bilbila në gojë e disa të tjerë duke bërtitur nga vendi, ishte panorama e një seance plenare që për thelb duhet të kishte hallet e popullit. E në mes të kësaj zhurme, Monika Kryemadhi ka lëshuar gojën duke u kujtuar kolegve të saj se si do të vijoi debati mes tyre.

“Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa” – është dëgjuar të thotë Kryemadhi nga Parlamenti teksa diskutohej lidhja e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama. PD dhe LSI kërkuan mocion diskutimi me Ramën, por ky i fundit nuk u paraqit as në këtë seancë.

“Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Ai mund ta mbyllë këtë punë me ne por me Amerikën nuk e mbyll dot. Amerika do ta mbyllë për veten e vet se i ka futur hundët aty ku nuk duhej. Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj”- ka thënë Kryemadhi.

Meta e Berisha duke qeshur.

Fjalori i përdorur ka gajasur Sali Berishën dhe bashkëshortine saj, Ilir Metën, që po dëgjonin fjalimin nga sheshi përpara Parlamentit ku po zhvillohej dhe një protestë. Meta shihet i buzëqeshur ndërsa Berisha për një moment ka vënë edhe duart në fytyrë, nga batuta e aleates së tij për të rrëzuar Ramën nga qeveria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit