Kryemadhi: Nuk më rruhet fare për burgun dhe SPAK-un!

Kryemadhi: Nuk më rruhet fare për burgun…

Pasi u ka marrë koka erë nga pushteti dhe u kanë shkuar dosjet për hetim përpara drejtësisë, çifti që u njoh, u pasurua dhe po plaket në politikë, Meta-Kryemadhi, po tentojë për herë të fundit të bindin shqiptarët se janë të ndershëm. Qeverisën me Berishën kur u interesoi pushteti, më pas u prishën me Berishën dhe iu puq muhabeti me Ramën. Pasi kryen punë edhe me Ramën, u afruan te Basha. Ngritën çadrën, dogjën mandatet, lanë Ramën në pushtet dhe në fund u prishën sërish dhe me Bashën. Tashmë të lënë pa asnjë kockë nga pushteti, çifti po përpiqet sërish të mbijetojë në politikë me Berishën.

E gjitha kjo është një lojë politike e të gjithë aktorëve politikë për të bërë zhurmë ndaj dosjeve hetimore të hapura për gjithësecilin nga ta. Meta hetohet për Cez-Diaz, Monika për lobimet dhe paratë e padeklaruara, Berisha për favorizimin e dhëndrit në zaptimin e tokës shtetërore, Rama për dosjen “Mc Gonigal”, Basha për rublat ruse dhe Veliaj së fundmi pritet të hetohet për dhënien e tenderave pa kriter. E në këtë pikë, çifti Meta-Kryemadhi kanë mbledhur partinë dhe flasin për nepotizmin dhe abuzimin me pushtetin.

Pasi bën sikur kundërshtuan njëri-tjetrin e pasi siguruan simpatizantët që secili do të luftojë për Shqipërinë, Kryemadhi lëshoi gojën në mbyllje të fjalimit. “Distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg?! Nuk me rruhet fare as për burg as për SPAK…. ” – ishte fjalia mbyllse që Kryemadhi tha, si mesazh ndaj dosjes që ka në institucionet e drejtësisë. Në Tiranë, kafeneve, qarkullon lajmi se çifti Meta-Kryemadhi do të jenë të radhës që do t’u hiqet liria, por ende nuk ka një shkresë zyrtare.

Pandëshkueshmërisë në këtë vend duhet dhe po i vjen fundi, ku shumë politikanë për 30 vite kanë vjedhur në kurriz të shqiptarëve, sot duhet të paguajnë me burg abuzimet e tyre dhe pasuritë duhet t’u sekuestrohen, për t’ju rikthyer më pas popullit që po lëngon nga varfëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit