Monika Kryemadhi tregon se si do të shkojë LSI në zgjedhjet e ardhshme

Monika Kryemadhi tregon se si do të…

Monika Kryemadhi ka konfirmuar marrëveshjen e 23 prillit nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marrë angazhimin për të marrë pjesë në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

Gjatë emisionit “Opinion’, Kryemadhi është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do shkojë e bashkuar dhe do jetë e hapur edhe për parti të tjera në koalicion.

Gjithashtu, Kryemadhi sqaroi opinionin se, ‘si opozitë e bashkuar ka qëllimin që të krijojë besimin tek qytetarët shqiptarë që të shkohet drejt një procesi zgjedhor, i cili do të krijojë mundësinë e krijimit të një sistemi të ri demokratik, për të cilin shqiptarët kanë nevojë’.

“Nëse Rama nuk i pëlqen koalicionet, të tjerët mund t’i pëlqejnë koalicionet. Edhe z. Rama nuk është se nuk i pëlqen koalicioni, por nuk i shkon njeri për të bërë koalicion dhe ndaj e thotë që nuk i pëlqen koalicionet” – tha Kryemadhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit