Montana ndalon përdorimin e aplikacionit/ Tik-Tok ngre padi ndaj këtij vendimi

Montana ndalon përdorimin e aplikacionit/ Tik-Tok ngre…

Tik-Tok po sfidon shtetin e Montanës, i cili ndalon përdorimin e aplikacionit. Për këtë Tik-Tok ngriti një padi në gjykatën federale të SHBA për të ndaluar shtetin e Montanës të vërë në zbatim këtë vendim.

Vendmi i i këtij shtetit pritet të hyjë në fuqi në vitin 2024  dhe sipas TIk-Tok shkel të drejtën për fjalën e lirë.  “Ne besojmë se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë bazuar në një grup jashtëzakonisht të fortë faktesh,” i tha një zëdhënës i Tik-Tok.

Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte, nënshkroi ndalimin e paprecedentë në ligj më 17 maj. Z. Gianforte tha në Twitter se ai miratoi këtë vendim në mënyrë që “të mbronte të dhënat personale dhe private të Montanans nga Partia Komuniste Kineze”.

Pesë përdorues të Tik-Tok javën e kaluar ngritën një padi të tyre, duke i bërë thirrje një gjykate federale që të anulonte ndalimin e guvernatorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit