Montana shteti i parë në USA që ndalon TikTok, gjobë 10 mijë $ në ditë kush e përdorë

Montana shteti i parë në USA që…

Platforma e pakontrolluar TikTok po kthehet në një rreyik të madh jo vetëm për sigurinë por edhe për përdoruesit e rinj. Lundrimi me orë të tëra pa filtra dhe duke vjedhur të dhëna nga aparati celular, ka ngritur alarmin te disa shtete që kanë nisur të vetëmbrohen nga rrjeti social. Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte, nënshkroi të mërkurën një legjislacion për të ndaluar funksionimin e TikTok për të mbrojtur banorët nga grumbullimi i supozuar i inteligjencës nga Kina. Montana bëhet shteti i parë amerikan që ndalon aplikacionin me pronësi kineze, raporton Reuters.

Montana do ta bëjë të paligjshme që dyqanet e aplikacioneve të Google dhe Apple të ofrojnë TikTok brenda shtetit, por nuk do të vendosë asnjë gjobë ndaj individëve që përdorin aplikacionin. Ky ligj i ri jo vetëm që ndalon shkarkimet e TikTok në Montana, por gjithashtu vendos një gjobë prej 10,000 dollarë në ditë për çdo subjekt që shkel këtë ndalim.

Masa e rëndë pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024 dhe është pothuajse e sigurt nga ekspertët dhe qeveria se se do të përballet me sfida ligjore, të cilat do të kërkojnë heqjen e këtyre kufizimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit