Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, kënga “Mora Fjalë” ka bashkuar shqiptarët edhe në zemër të Nju Jorkut. Në Times Square, shqiptarë të mbledhur së bashku kanë kënduar këngën e njohur kushtuar luftës së Kosovës dhe figurave të saj, duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të Dhomave të Specializuara.
Në Hagë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vite burgim. Kadri Veseli është dënuar me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohen mjetet juridike të parashikuara nga ligji.
Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nisi në prill 2023, ndërsa të katër ish-drejtuesit e UÇK-së ndodheshin në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Aktakuza përmbante 10 pika, ndërsa gjatë procesit ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave. Pas vendimit në Hagë, reagimet kanë vijuar edhe jashtë Kosovës, me shqiptarë në vende të ndryshme që janë mbledhur për të shprehur qëndrimet e tyre.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1216374444044374%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>