"Morava Resort", gjykata i vë vulën; Arben Reli mashtroi institucionet me dokumente të falsifikuara!

“Morava Resort”, gjykata i vë vulën; Arben…

Arben Reli mashtroi institucionet me dokumente të falsifikuara! Duke përdorur noterë, avokatë dhe punonjës shtetërorë, biznesmeni kontrovers legalizoi disa vite më parë vetëm në emrin e tij mijëra metra katrorë të “Morava Resort”, megjithëse me letra kishte vetëm gjysmën e pronësisë. Gabimi i atëhershëm i korrigjua disa muaj më parë nga vetë Kadastra. Por, ky vendim, nuk i pëlqeu Relit, i cili paditi ASHK Tiranë, ASHK Korccë si dhe bashkëortakun S.B. Por, mashtrimit i erdhi fundi nga vetë institucionet e drejtësisë. Pas vendimmarjes së prokurorive në Tiranë dhe Korccë, që faktuan se janë falsifikuar rëndom dokumente, disa ditë më parë Gjykata Administrative në Tiranë vendosi; ASHK Korccë ka vepruar drejt duke vendosur në leje edhe bashkëortakun S.B.

Në fakt, kësaj herë gjykata u vu në lëvizje pikërisht nga Arben Reli, i cili me manovra abuzive tentoi edhe kësaj herë t’ia hidhte paq. Por, “laku” sa vjen e po shtrëngohet për biznesmenin, i cili çuditërisht vijon të hetohet i lirë. Megjithëse akuzohet për vepra penale që parashikojnë burg në numra dyshifrorë, sërish ai bën tentativa për të shtënë në dorë pasurinë e tjetërkujt. Për kujtesë të z.Reli, apo edhe të “anetarëve” të grupit të tij, po citojmë pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative; – Rezulton sërish në përputhje me procedurat ligjore dhe kompetencën e parashikuar nga ligji, pala e paditur ASHK Korccë ka vepruar administrativisht duke emëtuar lejen e re të legalizimit në emër të dy bashkëpronarëve z.Arben Reli dhe z.S.B. – Pretendimi i palës paditëse për pavlefshmëri absolute të aktit administrativ është i pabazuar në ligj. Nëse këto i duken shumë pak Relit apo edhe anëtarëve të grupit, po vijojmë me vendimin e gjykatës; … i gjithë shqyrtimi administrativ është bërë konform dispozitave ligjore, afateve ligjore nga një organ i njohur dhe brenda kompetencave. Në vendimin voluminoz, gjykata ka arsyetuar se nuk ka nevojë për masa kufizuese për këtë pronë. Madje, shkruan e zeza mbi të bardhë se paditësit kanë tentuar me “kërkesa abuzive” që të zvarrisin procesin gjyqësor.

Pra, vetë bëjnë padi, kërkojnë shfuqizime vendimesh dhe kur “nuk iu ecën”, kërkojnë të zvarrisin procesin. Tashmë është shumë e qartë se ccfarë veprimesh ka kryer Reli dhe “banda” e tij me “Morava Resort”. Askush nga njerëzit e drejtësisë (apo të përjashtuarit nga Vetingu) nuk mund ta shpëtojnë nga ligji. Më poshtë po rendisim veprat penale që janë regjistruar në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Korccës për Arben Relin dhe bashkëpunëtorët e tij, zyrtarë shtetërorë apo persona që mbajnë funksione publike. Akuza e parë është ndërtimi pa leje. Në nenin 199/a për ndërtimin e paligjshëm, në pikën 3, parashikohet se “po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet”. Pra, minimumi i burgut i këtij neni është 3 vjet heqje lirie. Prokuroria e Korçës ka konfirmuar se është regjistruar procedimin penal me numër 664, të vitit 2020. Procedimi është regjistruar me akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Ndërtim pa leje”,

Prerje e paligjshme pyjesh”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248, 186, 199/a//3, 205 të Kodit Penal. Pra, për 4 akuza. Ndërkohë, mësohet se ka akuzë edhe për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në institucione publike si Bashkia e Korçës apo edhe në zyrat e Kadastrës. Dhe, të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin burg mbi 10 vite burg. Shtetasi Arben Reli ka dorëzuar në ASHK Korçë vetëdeklarimin me nr.591 dt.26.08.2014 i cili përmban kopje të deklaratës. Pra ka dorëzuar fotokopje të deklaratës së falsifikuar. Me këtë shkelje ezauron veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga Neni 186/1 i Kodit Penal. Fallsifikimi ose përdorimi i dokumentave të falsifikuara dënohet me burgim deri në 3 vite. Në kronologji të gjithë veprimeve të shtetasit Arben Reli që nga momenti i falsifikimit të deklaratës noteriale në zyren e noteres Margena Çela, më pas në fotokopjimin e kësaj deklarate të falsifikuar për të shtënë në dorë pasurinë e tjetërkujt ezaurojnë elementë të veprës penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal, pasi flitet për një pasuri e cila është në vlerë të madhe. Kur vepra, ka sjelle pasoja të rënda dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vite.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit