"Morava Resort", kallëzohen në SPAK Sotiraq Filo i Korçës dhe Dallëndyshe Bici e IKMT-së: Rrezikojnë 7 vite burg!

“Morava Resort”, kallëzohen në SPAK Sotiraq Filo…

(Dosja e plotë)

“Morava Resort”, kallëzohen në SPAK Sotiraq Filo i Korçës dhe Dallëndyshe Bici e IKMT-së: Rrezikojnë 7 vite burg!

Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë së Korçës dhe Dallëndyshe Bici, ish-kryeinspektore e IKMT-së janë paditur në SPAK. Dy “bashkëpunëtorët” e Arben Relit, i cili ndërtoi pa leje mijëra katrorë në Malin e Moravës në Korë, janë dërguar zyrtarisht si të kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazeta Atdheu paralajmëroi disa ditë më parë kallëzimin ndaj Raqkës së Korçës dhe Dallëndyshes së IKMT-së, ndërsa një material voluminoz është dërguar në këtë akuzë ndaj të dyve, të cilët me veprimet dhe mosveprimet rrezikojnë një dënim që shkon deri në 7 vite burg. Aksioni i SPAK pritet të përqendrohet tashmë në Korçë, pikërisht në dosjen “Morava Resort”, e cila krahas falsifikatorit Arben Reli, do të “fundosë” edhe dy zyrtarë të lartë shtetërorë.

Gazeta Atdheu ka siguruar ekskluzivisht kallëzimin e plotë ndaj Raqkës dhe Dallëndyshes, të derguar në SPAK, të cilin po e botojmë të plotë. Në këtë dosje, detajohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve që drejtojnë, që i bëjnë të dy përgjegjës.


KALLËZIM PENAL

DREJTUAR: PROKURORISË KUNDËR KORRUPSIONIT DHË KRIMIT TË ORGANIZUAR – SPAK

KALLËZUES: Z. S.B., shtetas shqiptar, lindur më …

BAZA LIGJORE: Neni 186, 300 i Kodit Penal

I/E nderuar z. znj. Prokuror/e,

Unë, Z. S.B. kam në bashkëpronësi një pasuri të paluajtshme me pjesë takuese të barabarta 1/2 me Z. Arben Reli, ndodhur në Mborje, Korçë e njohur me emrin “Morava Resort” apo ndryshe e ashtuquajtur “Montrelux Resort”. Kjo pasuri prej më shumë se 2 (dy) vite është bërë objekt konflikti gjyqësor dhe administrativ pasi bashkëpronari tjetër Z. Reli e ka shfrytëzuar këtë pasuri prej vitesh në kundërshtim me ligjin dhe kontratën e bashkëpronësisë duke e përdorur për llogari të veprimtarive tregtare personale, dhënien në përdorim te veprimtari tregtare të palëve të treta pa dijeninë time dhe falsifikime dokumentash e nxjerrje të lejeve të legalizimit të shtesave të ndërtesës në bashkëpronësi vetëm në emër të Z. Reli. Këto fakte janë konstatuar edhe nga autoritetet shtetërore dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre vijon ende të jetë në gjykim;

Përvec fakteve të konstatuarara në lidhje me paligjshmërinë e lejes së legalizimit të shtesave të ndërtesës në bashkëpronësi midis meje (Z.S.B.) dhe Z. Reli nga autoritetet shtetërore, është bërë një investigim nga emisioni “Fiks Fare, për zbardhjen e kësaj çështje. (linku i emisionit Bashkëlidhur https://youtu.be/LCq7HU6Kr1A ).

Në transmetimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” datë 08 korrik 2020, gazetarët biseduan me drejtoreshën e Urbanistikës, Zj. Zhaneta Pepo, e cila tha se leja fillestare për resortin ka dalë nga Këshilli i Qarkut Korçë. Zj. Pepo thekson se në lejen e dhënë në vitin 2018, shoqëruar nga një deklaratë paraprake të Z. Reli, thuhet se do të kryheshin termoizolim çatie dhe zëvendësim tjegullash, ku përfshihen punë shkarkimi, instalime, riparime suvaje, plantinim muresh, suvartin grafiato. Pra qartazi, në këtë leje nuk bëhej fjalë për punime ndërtimesh të shtesave 2 katëshe siç Z. Reli ka ndërtuar. E pyetur nga gazetari i emisionit investigativ “Fiks Fare”, se nëse bëhet një ndërtim i ri i ngjitur me ekzistuesin, ccfarë procedure ndiqet, Zj. Pepo thekson se duhet leje ndërtimi. Dhe sipas drejtoreshës së Urbanistikës, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për këto ndërtime shtese nga Bashkia e Korçës në lidhje me ndërtimet e këtyre shtesave. (linku i emisionit bashkëlidhur https://youtu.be/cJFqVZ6rrmc)

Funksionarët vendorë të Bashkisë Korçë, me në krye Z. Sotiraq Filo, duke qenë kryetar i kësaj Bashkie, duhej minimalisht të bënte verifikimet nëse për shtesat e ndërtimeve që po bëheshin nga Z. Reli, disponohej leje ndërtimi apo jo dhe më pas të vepronte sipas proceduarve që ligji parashikon për ndërtimet pa leje. Por këta fuksionarë zgjodhën të heshtnin, duke mos ndërmarrë asnjë veprim dhe pse e pranojnë që nuk ka leje të dhënë nga Bashkia e Korçës, për ndërtimin e shtesave në pronën e ndodhur në Mbroje, Korçë.

Gjithashtu, vetë kryeinspektori i IMT Korçë, Idlir Limllari, konfirmoi në emisonin investigativ “Fiks Fare” të transmetuar më datë 10 dhjetor 2020, se ndërtimet shtesë në kompleksin “Morava Resort” janë pa leje. IMT-ja, sipas Z. Limllari, ka bërë një akt konstatimi në muajt korrik dhe gusht të vitit 2020, fill pas transmetimit të investigimit të emisionit “Fiks Fare” transmetuar më datë 08 korrik 2020, ku evidentoi këto ndërtime pa leje.
E paqartë, mbetet fakti pse institucioni i IKMT Tiranë dhe IMT Korçë, ndërmerr veprime konstatimi, vetëm pasi kjo çështje bëhet publike nga emisioni investigativ “Fiks Fare” dhe jo në momentin e fillimit të ndërtimeve të këtyre shtesave.
Dhe pse konfirmohet se këto ndërtime shtese janë pa leje, kryeinspektorja e IKMT Tiranë Zj. Dallëndyshe Bici dhe kryeinspektori i IMT Korçë Z. Idlir Limllari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit