"Morava Resort", veprimet e dëshpëruara të Raqkës pas kallëzimit në SPAK; Po manipulon dokumente në protokoll!

“Morava Resort”, veprimet e dëshpëruara të Raqkës…

Dy ditë pasi u kallëzua në SPAK për skandalin e “Morava Resort, kryetari i Bashkisë së Korccës, Sotiraq Filo, po tenton që të manipulojë dokumentet në protokoll. Gazeta Atdheu ka siguruar disa informacione nga burime brenda bashkisë se punonjësit e protokollit po shantazhohen nga vetë kryetari. Ky i fundit, në veprimet e fundit të dëshpërimit pas kallëzimit, po tenton që të fusë në protokoll dokumente të paqena. Madje, duke tentuar që të manipulojë edhe disa dokumente aktuale. “Raqka” po kërkon me ccdo kusht që të mbrohet pas këtij skandali, duke falsifikuar raporte të IMT-së. “Po tenton që të hartojë dokumente në ‘Morava Resort’, sikur ka inspektuar pas transmetimit të investigimit nga emisioni ‘Fiks Fare’ në korrik 2020. Në fakt, askush nuk ka bërë kontrolle. Do të të falsifikojë disa dokumente egzistuese, duke i ndryshuar edhe datat. Po tenton që t’ia hedhë fajin ish-kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Bicit” pohojnë burimet nga Bashkia e Korccës.

Por, a e di Raqka që me këto veprime ka kryer dy vepra të rënda penale? Më saktë, falsifikim dokumentesh dhe përdorim i dokumenteve të falsifikuara. Dhe, duke i bashkëngjitur edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryetari i Bashkisë së Korccës rrezikon një burgim në mbi 10 vite burg. Por, përse nuk po reagoi Raqka në verën e 2020-ës, pasi Fiks Fare publikoi këtë skandal? Përse po fshihet pas disa shkresave të paqëna dhe po tenton që edhe ato t’i ndryshojë? Normalisht, tani pas kallëzimit, SPAK do të përqendrohet edhe në këto veprime të dëshpëruara të Sotiraq Filos.

Dy ditë më parë, Gazeta Atdhetu siguroi në mënyrë ekskluzive kallëzimin ndaj Filos dhe Bicit, të depozituar në SPAK. Dy “bashkëpunëtorët” e Arben Relit, i cili ndërtoi pa leje mijëra katrorë në Malin e Moravës në Korçë, janë dërguar zyrtarisht si të kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një material voluminoz është dërguar në këtë akuzë ndaj të dyve, të cilët me veprimet dhe mosveprimet rrezikojnë një dënim që shkon deri në 7 vite burg. Aksioni i SPAK pritet të përqendrohet tashmë në Korçë, pikërisht në dosjen “Morava Resort”, e cila krahas falsifikatorit Arben Reli, do të “fundosë” edhe dy zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Funksionarët vendorë të Bashkisë Korçë, me në krye Z. Sotiraq Filo, duke qenë kryetar i kësaj Bashkie, duhej minimalisht të bënte verifikimet nëse për shtesat e ndërtimeve që po bëheshin nga Z. Reli, disponohej leje ndërtimi apo jo dhe më pas të vepronte sipas proceduarve që ligji parashikon për ndërtimet pa leje. Por këta fuksionarë zgjodhën të heshtnin, duke mos ndërmarrë asnjë veprim dhe pse e pranojnë që nuk ka leje të dhënë nga Bashkia e Korçës, për ndërtimin e shtesave në pronën e ndodhur në Mbroje, Korçë” thuhet në kallëzimin penal, të depozituar të hënën në SPAK. Ka qenë pikërisht ky kallëzim që ka trembur Filon, e cili po tenton që të falsifikojë dokumente të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit