Morën me kredi 1 milion lekë, i sekuestruan shtëpinë me vlerë 100 milion në mes të Tiranës

Morën me kredi 1 milion lekë, i…

Industria e mikrokredive prodhoi skamje, terror social madje edhe depresion dhe vetëvrasje.

Këto kompani dëmtuan shtresat e varfra duke u premtuar atyre një jetë më të mirë por që në fakt u shtoi më tepër mjerimin.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur rreth dëmit ekonomik që i ‘u bëhej këtyre njerëzve.

Taktikat agresive të mbledhjes së borxheve i kanë lënë disa huamarrës të pastrehë.

Dhe pikërisht ky ishte qëllimi të siguronin sa më shumë prona me qëllim që t’i blinin ata vetë në ankand dhe më pas t’i shisnin me çmim tregu.

“Ky ishte qëllimi, sekuestrimi i pronave. Kompanitë e mikrokredive kënaqeshin kur debitori nuk kishte mundësi të paguante sepse e kishin më të lehtë t’i sekuestronin pronën. E nxirrnin në ankand herë pas here deri sa t’i ulej vlera dhe një shtëpi me vlere 100 milion lekë të vjetra e blinin për 30-40 milion.”

Pra shteti e lejoi, Guvernatori e lejoi. 85 raste të paraqitura tek vetë Guvernatori Gent Sejko është tregues i qartë që ky ishte kthyer në një fenomen shqetësues.

Problemi nuk mbyllet me këto nëntë arrestime, absolutisht, ka shumë persona të tjerë, kompani të tjera që do përgjigjen për këtë dëm.

Ne fajdet i kemi të ndaluara me ligj, por praktikisht kompanitë e mikrokredive janë më të dëmshme se fajdet për nga interesat. Ndaj kjo duhet rishikuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit