Morena Taraku tregon se do të martohet së shpejti dhe bën 'lëmsh' rrjetin

Morena Taraku tregon se do të martohet…

Morena Taraku është padyshim një ndër këngëtaret më të përfolura të shoëbizit shqiptar.

Ajo gjithmonë është përfolur për jetën e saj private si dhe lidhjen e dashurisë që ka me një mashkull misterioz identiteti i të cilit nuk u zbulua kurrë.

Gjithmonë në InstaStoryn e saj këngëtarja publikon buqeta me lule të cilat janë dhuratë nga personi në fjalë.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram ajo shkruan se së shpejti do të martohet.

Por, më pas zbulon se e gjitha ishte një lojë e shtisur dhe këtë postim e ka marrë nga dikush tjetër për të bërë një lojë më fansat, që sipas saj ata fusnin hundët kudo.

“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim. Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, – shkruan ajo.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit