Mori 2 mijë euro për lirimin e të arrestuarit, lihet në burg ish-oficeri Sokol Canameti

Mori 2 mijë euro për lirimin e…

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-oficerin e anti-drogës, Sokol Canameti. Mësohet se vendimi i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.

Canameti akuzohet se i ka kërkuar ryshfet 2000 euro një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022, me premtimin se do ta lironte nga burgu.

Ai është filmuar në momentin, kur ka marrë sasinë e parave dhe nisur nga kjo situatë, dy personat babë e bir, kanë vendosur të bashkëpunojnë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të bërë të mundur kapjen e tij.

Sokol Canameti, ish-punonjës policie pranë Drejtorisë së Tiranës është arrestuar nga SPAK, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionin pasiv”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit