Mori 30 bombula oksigjeni nga spitali/ ZBARDHET dëshmia e Mensur Shtyllës: E bëra për humanizëm

Mori 30 bombula oksigjeni nga spitali/ ZBARDHET…
Featured image of article: Mori 30 bombula oksigjeni nga spitali/ ZBARDHET dëshmia e Mensur Shtyllës: E bëra për humanizëm ….

Zbardhet dëshmia e Mensur Shtyllës, magazinierit 26-vjeçar të spitalit të Kavajës, i cili u arrestua nga Policia e Kavajës për vjedhjen e bombolave të oksigjenit. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur të plotë dëshminë e të riut para grupit hetimor, i cili ka treguar se nuk ka njoftuar asnjë prej eprorëve të tij lidhur me marrjen e bombulave, pasi kishte pasur një kopje të çelësit të magazinës. Ndërkohë që ka pretenduar gjithashtu se gjithçka e ka bërë për humanizëm.

“…kam rreth 16 muaj që punoj në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist. Kam marë bombola nga spitali dhe i kam dhënë banorëve të ndryshëm të Kavajës, për shkak të nevojave që kanë pasur, pasi si qytetar i Kavajës kisha njohje me ta. Unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër dhe nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer. Gjithçka e kam bërë për humanizëm”.

Ndërkohë që Prokuroria e Kavajës ka ngritur një akuzë të re ndaj tij, duke shtuar veç  veprës penale “shpërdorim detyre”, edhe atë të “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Kjo pasi bombulat i shiste tek familjarë të pacientëve që ishin të prekur me COVID-19.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 19 copë bombola oksigjeni, ndërsa pjesa tjetër janë ende duke u përdorur nga të prekurit me COVID.

“Pazari” me bombulat është zbuluar nga vetë Drejtoresha e spitalit Kavajë, e cila ka konstatuar mangësinë në magazinë dhe më pas ka njoftuar Prokurorinë e rrethit Kavajë për rastin. Policia gjithashtu është futur në lojë duke mbajtur nën vëzhgim dhe prangosur Mensur Shtyllën gjatë ditës së djeshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit