Mori dhuratë një ‘Jeep’, sekretari i kryeministrit nën hetim

Mori dhuratë një ‘Jeep’, sekretari i kryeministrit…

Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka nisur hetimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Mësohet se Rashkovski gjatë kohës kur ishte në detyrë ka marrë si dhuratë një makinë luksoze “Jeep Dodge” me vlerë prej 50 mijë eurove. Ky rast është dërguar të hetohet tek Prokuroria Publike.

Sipas Goran Trpenovski, ish-sekretari Rashkovski është implikuar në këtë rast, pasi makina është në pronësi të një firme ndërtimore gostivarase e cila i ka shitur makinën një personi tjetër, që ti bëhet dhuratë gruas së Rashkovskit. Në Listën anketuese për pasurinë e funksionarëve, të datës 05.03.2021, Rashkovski ka deklaruar se me kontratë dhuratë bashkëshortja e tij ka blerë veturën e markës “Dodge”, e prodhuar në vitin 2005 në vlerë prej 300 mijë denarë ose rreth pesë mijë euro, pa treguar veçori shtesë për veturën.

Ndaj Rashkovski është ngritur aktakuzë në Gjykatën Penale, që ka të bëjë me prokurimet problematike të softuerit – për shpejtësinë e veturave në trafik dhe identifikimin biometrik. Në tërësi – katër prokurime. Midis tyre janë softuerët e tij personal të patentuar. Rashkovski akuzohet për dy vepra penale- pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit