Mori dozën e tretë të vaksinës, presidenti i Çekisë shtrohet sërish në spital me Covid

Mori dozën e tretë të vaksinës, presidenti…

Presidenti çek Milos Zeman ka rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa është dërguar të dielën me urgjencë në spital, një ditë pasi në vend u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Ai kishte pak orë që kishte dalë nga spitali, ku u trajtua për 6 javë rresht.

Ndonëse Zeman kishte marrë dozën e tretë të vaksinës, Presidenti çek doli pozitiv me Covid. Ndërkohë zyra presidenciale tha se Zeman u testua pasi mbërriti në rezidencën e tij zyrtare në Lany. Ai kishte dalë nga spitali ushtarak i Pragës më herët gjatë ditës.

Sipas appneës.com, Zamen është dërguar në spital edhe më herët në datë 10 tetor. Në këtë kohë, presidenti Zeman, 77 vjeç, u transportua me urgjencë, ku u mbajt nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit