
Pasi siguroi mandatin e tretë si lider i Partisë Komuniste, Xi Jinping është shprehur se bota ka nevojë për Kinën.
“Kina nuk mund të zhvillohet pa pjesën tjetër të botës dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën, ” tha Xi.
Ai më tej ka theksuar se vendi i ka pasur zhvillim të shpejtë sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit social.
Kujtojmë se Xi Jinping siguroi mandatin e tij të tretë pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilin lideri 69-vjeçar konsolidoi më tej pushtetin e tij.