Mori mbidozë drogë, ndërron jetë djali 24-vjeçar i miliarderit dhe supermodeles së njohur

Mori mbidozë drogë, ndërron jetë djali 24-vjeçar…
Featured image of article: Mori mbidozë drogë, ndërron jetë djali 24-vjeçar i miliarderit dhe supermodeles së njohur

Modeli Harry Brant, i cili është djali i supermodeles Stephanie Seymour dhe botuesit Peter M. Brant, ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Brant humbi jetën nga mbidoza, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga. I riu vdiq vetëm disa ditë para se të rikthehej në qendrën e rehabilitimit.

Ai ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e kaq shumë njerëzve”, thanë familjarët për mediat e huaja.

Modeli ishte shfaqur në ‘Vogue’ italiane dhe kishte marrë pjesë në fushata për shtëpinë e modës Balmain. Ai më parë kishte lançuar një linjë make up-i me vëllain e tij, Peter Brant, Jr  për kozmetikën MAC.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit