Mori peng biznesmenin/ Lihet në burg Alban Bejo: E thirra për t'i marrë paratë

Mori peng biznesmenin/ Lihet në burg Alban…

 Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të lërë në burg Alban Bejon, i cili u arrestua pasi morën peng bashkë me vëllain e tij Fatmir Bejon, biznesmenin Gjergji Fela.

Bejo ka deklaruar në gjykatë se nuk e kanë marrë peng 47-vjeçarin, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.

“Kontaktuam për tu takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për ti kerkuar paratë tona, se kemi marrë peng”.

Kujtojmë se, Vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47-vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh  25 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit