Mori peng fierakun pas sherrit për ‘shtëpitë e barit’ dhe 400 mijë paund, kush është Nekid Arapi

Mori peng fierakun pas sherrit për ‘shtëpitë…

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me pengmarrjen e ndodhur në Britaninë e Madhe, ku për ditë të tëra u mor peng dhe u torturua Nertil Buzi, 30 vjeç, nga Fieri.


Mësohet se është arestuar Nekid Arapi, 26 vjeç, banues ne Atterbury Road, Haringey, i cili akuzohet për rrëmbim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.


Gjithashtu është vënë në pranga Xhon Guveli 28 vjeç, Fation Arapi, 27 vjeç, Armando Brahashaj, 26 vjeç, Eduart Cepele, 30 vjeç, të cilët akuzohen për rrëmbim personi.


Në mes të të arrestuarve ëshë dhe një femër, Emanulea Arapi 28 vjeçe, e cila akuzohet për burgosje të rreme.


Mësohet se i vetmi nga të arrestuarit që ka precedent penal është Nekid Arapi i cili akuzohet si një ndër të përfshirëve në vrasjen e ndodhur më 4 Qershor 2018, ku u qëllua për vdekje biznesmeni 29-vjeçar, Vasil Dervishaj.


30-vjeçari Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga te afërmit e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit