Mori rryshfet për të mos i prishur objektin/ Arrestohet punonjësi i IKMT në Tiranë dhe një qytetar nga Saranda (EMRAT)

Mori rryshfet për të mos i prishur…

Nga 7 të shoqëruarit pas operacionit pas operacionit të mbrëmshëm në Ksamil nga policia dhe IKMT për ndërtimet pa leje, dy prej tyre iu është prerë fletë arresti.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë punonjësi i IKMT-së në Tiranë, 35-vjeçari Altin Bogdani si dhe një qytetar nga Saranda Vasillaq Vito.

Vito dyshohet se i ka dhënë një rryshfet prej 5 mijë eurosh dhe 3 milionë e gjysmë lekë të vjetra Bogdanit për të mos i prishur një pjesë të një objekti në Ksamil.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë, Bogdanit, ju gjeten 5000 euro, 350.000 lek, 3 celulare dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”.

Mësohet se policia ka sekuestruar edhe një automjet të IKMT, i cili ndodhet i bllokuar në Komisariatin e policisë Sarandë, ndërkohë që u shoqëruan dhe 5 persona të tjerë për tu marrë në pyetje, dhe më pas u lanë të lirë. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit